EMV Shitje ka shpallur thirrje për oferta nga kompanitë vendase dhe të huaja që kanë mundësinë të sigurojnë dhe të ofrojnë sasinë e nevojshme të gazit natyror për prodhimin e energjisë termike për termocentralet e Lindjes, Perëndimit, Energjetikën dhe Shkup Veri, si dhe për konsumatorë të tjerë të gazit natyror në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbi të gjitha kapacitetet më të mëdha prodhuese dhe shërbyese.
“Duke qenë se në thirrjen e shpallur paraprakisht nga SHA EMV kishte oferta të cilat nuk ishin verifikuar, ndërsa furnizuesi i mëparshëm Promgas – Makpetrol, me të cilin kishim kontratë deri më tani, nuk ka dorëzuar ofertë, thirrje të re është shpallur nga EMV Shitje.
Thirrja do të jetë publike, si për nga sasitë, ashtu edhe për nga kohëzgjatja e dërgesës nga furnizuesit, për periudhën 1.1-30.4.2023”, thuhet në njoftimin e shitjeve të EMV-së./Telegrafi/