Site icon Telegrafi

Emri i Kane sërish lidhet me Barçan

Luis Suarez mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona.

Mediat spanjolle e raportojnë si punë të kryer largimin e sulmuesit uruguaian nga kataluansit dhe blerjen e anglezit, Harry Kane.

Barcelona është e gatshme që për sulmuesin e Tottenham Hotspurs të ndajë shumën e 220 milionë eurove.

Luis Suarez vuan nga dëmtimi në gju

Futbollisti tashmë është 32-vjeçar dhe kampionët aktual spanjoll po kërkojnë ta sjellin lojtarin që është shtatë vjet më të ri.

Sulmuesi anglez kishte theksuar se është i etur për të fituar trofe, por gjithashtu se është i lumtur te klubi londinez.

Barcelona dhe Tottenham do të takohen sonte në raundin e fundit të Grupit B të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë se ekipi anglez ka nevojë për një fitore në Barcelonë për t’u bashkuar me katalanasit në 1/8 e finales së kësaj gare prestigjioze për klube. /Telegrafi/

Exit mobile version