Norwich City, Aston Villa dhe Sheffield Unitedit, thuhet se janë duke tentuar ta transferojnë lojtarin turk, Emre Mor, në këtë afat kalimtar.
Në mungesë disipline, karriera e talentit turk ka filluar të bie nga sezoni në sezon, por aktualisht ka zgjuar interesimin e tri skuadrave nga Liga Premier.
Celta Vigo e ka në pronësi anësorin 21-vjeçar, por për shkak të sjelljes së tij, ata po mendojnë që ta largojnë atë edhe pa fituar ndonjë cent nga shitja e tij edhe pse kanë mbetur edhe tri vite kontratë.
Norwich, Aston Villa dhe Sheffieldi, janë tri skuadrat që i duan shërbimet e Emre Mor, mirëpo mbetet problem kërkesa e tij për pagë.
Turku shihej si njëri ndër talentët që kishte të ardhme të ndritur në futboll, mirëpo veprimet e këqija si brenda ashtu edhe jashtë fushë, bën që karriera e tij bie dalëngadalë.
Veprimet e pahijshme te skuadra spanjolle nuk ishin diçka e re, pasi të njëjtat veprime i kishte bërë edhe te Nordsjaelland dhe te Borussia Dortmundi. /Telegrafi/