Telegrafi

Emre Mor nënshkruan për Celta Vigon

Anësori i Borussia Dortmundit, Emre Mor, i është bashkuar Celta Vigos.

Futbollisti turk ka qenë shumë afër kalimit te Interi, ndërsa kërkohej edhe nga Fiorentina dhe Torino.

Lexo po ashtu Agjenti zbulon se pse dështoi transferimi i Mor te Interi

20-vjeçari kishte arritur marrëveshje personale me Nerazzurrët, mirëpo u tërhoq nga marrëveshja për arsye ende të panjohura.

Pastaj në garë ishin përfshirë edhe Milani e Lazio, mirëpo ai të martën ka nënshkruar për klubin spanjoll.

Mor ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Celta Vigon që besohet se do t’i paguajë Dortmundit 13 milionë euro plus bonuset. /Telegrafi/