Mediat në Itali raportojnë se mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, ka zgjedhur përfundimisht të bashkohet me Juventusin në verë.
Reprezentuesi gjerman ka qenë një objektiv primar për Bianconerët për një kohë të gjatë.
Kjo pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe është parë se si mundësi ideale për tu përforcuar me pak para.
Gjithashtu, kjo do të thotë se ai është i lirë të negociojë me klubet e tjera nga ky muaj.
Por, sipas mediumit italian Sky Italia, Can ka vendosur të bashkohet me gjigantin italian, Juventusin.
Dje (e enjte) thuhet se ka pasur bisedime mes klubit italian dhe rrethit të lojtarit, dhe gjithçka që mbetet është për të nënshkruar kontratën e tij.
Edhe pse asgjë nuk është zyrtare ende, mediumi italian beson se zgjedhja është bërë dhe lojtari i Redsave do të shkojë në Torino në një transferim të lirë në muajin korrik.
Në garë për shërbimet e Canit ka qenë edhe Manchester City. /Telegrafi/