Site icon Telegrafi

Emre Can pranon ofertën e Juventusit?

Can, fitoi besimin e Klopp

Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can ka pranuar të bashkohet me Juventusin, të cilët tani duhet të negociojnë një takim me gjigantin anglez për shifrën e transferimit.

Gazeta italiane Tuttosport citon burimet gjermane që sugjerojnë se Emre Can tashmë është “një lojtar i Juventusit”.

Lexo po ashtu Juventusi e afroi Costan, por nuk do të ndalet me kaq – edhe 13 lojtarë përcillen nga Zonja e Vjetër (Foto)

Gjermani mund ka dalë si objektivi kryesor i Zonjës së Vjetër, pasi lidhjet me Nemanja Matic dhe Blaise Matuidi janë ftohur tashmë.

Kontrata e 23-vjeçarit me Liverpoolin skadon verën e ardhshme dhe ai ende nuk ka nënshkruar zgjatjen e saj.

Lexo po ashtu Pas Szczesny e De Sciglios, te Juve edhe Emre Can

Si rrjedhojë, Juventusi ose mund të përpiqet të nënshkruajë tani me gjermanin me prejardhje turke ose ndoshta mund ta vendosë për një transferim të lirë të tij brenda një viti.

Tuttosport vëren se fituesit e fundit të Scudettos janë të gatshëm për të nisur ofertën e tyre të parë zyrtare prej 35 milionë euro plus bonuset. /Telegrafi/

Exit mobile version