Telegrafi

Emre Can aludon në qëndrim te Liverpooli edhe pse “po negocion me të interesuarit”

Emre Can ka bërë të ditur se ai është i hiapur që të rinovojë me Liverpoolin dhe që të qëndrojë në Anfield përkundër interesimit të vazhdueshëm të Juventusit.

Gjermani i cili ka shfaqur paraqitje të shkëlqyer në fitoren 4-3 ndaj Cityt është pa kontratë në fund të sezonit.

Emre Can

24 vjeçari thuhet se ka nënshkruar parakontratë me kampionët e Serie A, por vet lojtari ka aluduar për një qëndrim te Liverpooli.

“Agjenti im po shikon për mundësitë, por unë jam këtu deri në verë”.

“Nuk kam nënshkruar asgjë me askënd. Unë op flas me të gjithë të interesuarit”.

“Natyrisht se po flas edhe me Liverpoolin. Pse jo? Kam ende kontratë, është klub fantastik”.

“Agjenti im e kryen punën tjetër. Unë përqëndrohem vetëm në futboll, në performancën time. Unë jap gjithçka për këtë ekip”, potencoi Can. /Telegrafi/