Kupa e Botës është turneu që mbledh yjet më të mëdhenj nga e gjithë bota. Megjithatë, janë të paktë ata fatkeq që nuk arrijnë të kualifikohen ose, më keq, pësojnë një dëmtim zemërthyer përpara turneut.
Turneu i Katarit nuk do të jetë ndryshe, me yjet me famë botërore si Erling Haaland, Sadio Mane dhe Mohamed Salah mes emrave të mëdhenj që do të mungojnë.
Mungesa e Haalandit është një nga më të theksuarat, pasi lideri aktual i Këpucës së Artë nuk do të jetë në Katar. Norvegjia nuk është kualifikuar dhe për pasojë nuk do të jetë as bashkëkombësi i tij Martin Odegaard.
E njëjta gjë vlen edhe për Salah, një nga lojtarët kryesorë të Liverpoolit dhe i konsideruar si një nga lojtarët më të mirë në botë. Egjipti nuk është ndër skuadrat që do të luajnë në Kupën e Botës, pavarësisht se ka qenë kaq i suksesshëm në Afrikë në dekadën e fundit.
Befasia e madhe ishte tërheqja e vonuar e Sadio Mane. Senegalezi nuk ka arritur të shërohet në kohë nga lëndimi, të pësuar vetëm disa javë para fillimit të turneut.
Paul Pogba, N’Golo Kante dhe Presnel Kimpembe do të humbasin Kupën e Botës me Francën shkaku i lëndimeve, dhe do të jenë mungesa të mëdha pasi ishin në mesin e skuadrës që e fitoi trofeun në vitin 2018.
Ka edhe disa lojtarë të tjerë të mëdhenj që nuk do të mund të përfaqësojnë vendet e tyre në Kupën e Botës. David Alaba dhe Austria janë jashtë Kupës së Botës, ndërsa Didier Deschamps ka vendosur të bëjë pa Ferland Mendy.
Italia, një nga vendet e rregullta në Kupat e Botës, nuk ka arritur të kualifikohet, duke lënë jashtë yje të mëdhenj si Gianluigi Donnarumma, Marco Verrati, Nicolo Barella dhe Federico Chiesa.
Kolumbia nuk do të jetë në Katar 2022, që do të thotë se Luis Diaz, Radamel Falcao dhe James Rodriguez nuk do të mund të marrin pjesë në turne. /Telegrafi/