Site icon Telegrafi

EmpowerHer! Nis fushata për fuqizimin e vajzave në edukimin STEM në Kosovë

IPKO Foundation (IF) ka njoftuar nisjen e nismës më të re, EmpowerHer!, e cila synon adresimin e pabarazive gjinore në fushat STEM dhe fuqizimin e vajzave në edukimin STEAM në Kosovë.

Me mbi 15 vjet përvojë në fuqizimin e të rinjve përmes edukimit joformal në Shkenë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë (STEM), IF po drejton një program bursash për t’u mundësuar 150 vajzave të moshës 11-18 vjeç nga familje me të ardhura të ulëta në mbarë Kosovën që të kenë qasje në edukim cilësor STEM.

EmpowerHer! synon të sigurojë financim për edukimin të vajzave në mënyrë që të thyejmë ciklin e pabarazisë, të promovojmë barazinë gjinore dhe të nxisim lideret e së ardhmes që mund të nxisin ndryshime pozitive në komunitetet e tyre. Qëndrueshmëria afatgjatë e projektit do të arrihet përmes avokimit për ndryshime politikash dhe nxitjes së një kulture edukimi dhe fuqizimi në mbështetje të arsimimit të vajzave.

Objektivat kryesore të fushatës EmpowerHer! janë të:

Ofrohen bursa arsimore cilësore STEM për 150 vajza të moshës 11-18 vjeç nga zonat rurale dhe prejardhje të margjinalizuar.

Thyhet cikli i varfërisë dhe fuqizojini vajzat që të ndjekin arsimin e lartë dhe mundësitë e karrierës në fushat STEM.

Promovohet barazia gjinore duke sfiduar normat kulturore që pengojnë arsimimin dhe aspiratat e karrierës së vajzave.

Forconi komunitetet duke fuqizuar vajzat e reja që të bëhen udhëheqëse dhe krijuese të së ardhmes.

Fushata EmpowerHer! do të lansohet të martën më 26 mars 2024, përmes platformës Kosovoideas.

Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe fondet përmes tregimeve dhe zërave të grave që udhëheqin fushat STEM në Kosovë dhe që mbështesin arsimimin e vajzave.

Transparenca e plotë do të ruhet duke ofruar përditësime të detajuara mbi përdorimin e fondeve dhe krijimin e ndikimit.

Për më shumë informacion rreth fushatës EmpowerHer! dhe si të kontribuoni, vizitoni faqet e rrjeteve social të IPKO Foundation. /Telegrafi/

Exit mobile version