Vazhdimi i shtatët i filmit “The Fast and the Furious” i është dedikuar aktorit të ndjerë, Paul Walker, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike.
Në skenën e fundit kur edhe përfundon filmi, nga aktori përshëndetet Vin Diesel, por edhe i gjithë ekipi.
Filmi, i cili ka filluar të shfaqet në kinema nga dita e premte, tashmë ka kaluar shifrën prej 240 milionë dollarësh përfitime nga shitja e biletave në të gjithë botën.
Skena e fundit është më mbresëlënëse dhe në të Diesel i thotë lamtumirë vëllait të tij, siç e ka quajtur.
Paul Walker humbi jetën në nëntor të vitit 2013 në një aksident automobilistik. /Telegrafi/