Telegrafi

“Emocionuese”, Simeone tërheq një paralele të festës së golit të tij ndaj Juves dhe të birit (Foto)

“Emocionuese”, kështu e komentoi Diego Simeone suksesin e djalit të tij ndaj Juventusit.

Giovanni Simeone shënoi dy herë në fitoren e Genoas ndaj Zonjës së Vjetër me rezultat 3-1.

Trajneri i Atletico Madridit ka postuar një fotografi të festës së golit të tij të 1 prillit të vitit 2000 me Lazion në Delle Alpi.

Lexo po ashtu Djali i Simeones: T’i shënojmë Juves është në gjakun tonë

Il Cholito u transferua te klubi nga kryeqyteti italian nga Interi në vitin 1999 dhe luajti për katër sezone. /Telegrafi/