Reperi Noizy ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor me titull “Mbretëresha ime”.
Këtë këngë ai e paralajmëroi vetëm pak ditë më parë, duke treguar se është një këngë me dedikim emocional, me rastin e festës së gruas.
Kënga është punuar nga BledBeats, ndërsa vargjet e tekstit janë shkruar vet Noizy.
Pas publikimit të saj, “Mbretëresha ime” ka arritur që menjëherë të pëlqehet nga publiku.
Reperi ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, momentin emocionues, kur e ëma e tij ka dëgjuar për herë të parë këtë këngë.
Ajo shihet teksa emocionohet dhe shpërthen në lot, teksa mban në krahë mbesën e saj të vogël.
“Të dua mam”, ka shkruar Noizy në mbishkrimin e videos emocionuese. /Telegrafi/