Një befasi e këndshme ka qenë e rezervuar mbrëmjen e së martës për këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Ajo ka dalë nga shtëpia e Big Brother VIP në një përcjellje të veçantë të kamerave dhe është dërguar në tribunat e Pallatit të Koncerteve të Tiranë.
Kështu, Beatrix ka pasur mundësinë të ndjekë nga afër performancën e vëllait të saj, Alban Ramosaj.
Ky i fundit interpretoi live në natën e dytë të Festivalit të Këngës në RTSh me këngën “Theje”, me të cilën konkurron sivjet.
Pasi ka mbaruar performancën, Beatrix ka pasur rastin që të takojë vëllain në prapaskenë dhe për pak sekonda edhe nënën e saj, Antigonën.
Albani i ka treguar të motrës që familja e mbështesin fuqimisht atë në rrugëtimin e Big Brother VIP.
Përgjatë këtij takimi emocionues, lotët mes vëllait dhe motrës kanë qenë të pashmangshme. /Telegrafi/