Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania duket të jetë e mbushur me emocione.
Surpriza të shumta ishin rezervuar për katër banorët finalistë: Deamishelin, Luizin, Efin dhe Kristin.
Befasia e parë e mbrëmjes ishte rezervuar për Dean, e cila takoi nënën e saj, Lori, pas pesë muajsh izolimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Para se të takoheshin, në emision u prezantuan mesazhet që e ëma i kishte dërguar Deamishelit çdo ditë në WhatsApp gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ani pse ato nuk shikoheshin.
Ndërkohë një befasi po e këndshme ishte rezervuar edhe për influencuesen Efi Dhedhes.
Ajo takoi babanë e saj, Vladimirin, gjersa shpalosi për publikun historinë e trishtë të familjes dhe sakrificat që ata kishin bërë për ta rritur atë.
Efi në fund u shpërblye nga “Lori Caffe” me një kontratë bashkëpunimi, për t’u bërë imazhi reklamues këtij brendi. /Telegrafi/