Së fundi mediat rozë kanë shkruar për një romancë mes Emma Watson dhe Princit Harry.
Por këto thashetheme nuk kanë zgjatur shumë, pasi aktorja është hedhur menjëherë në sulm duke përgënjeshtruar çdo gjë.
Aktorja tha se lajmet e përhapura fillimisht nga një revistë australiane janë një spekulim.
“BOTË! E mbani mend atë bisedën e vogël që kemi bërë se si të mos besojmë gjithçka shkruhet në media”, ka shkruar aktorja në Twitter.
Më vonë ajo ka vijuar se të martohesh me një Princ, nuk do thotë se kjo të bën Princeshë. /albeu/
WORLD ♥ Remember that little talk we had about not believing everything written in the media?!
— Emma Watson (@EmWatson) February 22, 2015