Emma Stone vazhdon ta vlerësojë akoma secilin rol që i ofrohet, sepse kujton shumë mirë se çfarë do të thotë të refuzosh.
“Sa herë e kujtoj, më vjen të qaj kur disa vite më parë nuk munda të merrja disa role që dëshiroja. Ajo më bëri që çdo gjë në jetën time të kishte një kuptim”, ka thënë aktorja.
26-vjeçarja, e cila së fundmi po përgatitet për filmin “Aloha”, këmbëngul se nuk është bërë një njeri i fiksuar pas punës, transmeton Top Channel.
“E shijoj kohën time të lirë dhe mundohem të kaloj sa më shumë kohë me familjen dhe shoqërinë. Ndonjëherë e kam të vështirë të dal në publik pasi fotografët vijnë nga pas tek gjithë kafenetë e mia të preferuara. Akoma nuk e kuptoj se pse është kaq interesante të më fotografosh mua duke pirë kafe”, është shprehur Stone për revistën OK.
Pavarësisht se nuk ndihet rehat me disa pjesë të famës, Emma tregon se aktrimi e ka ndihmuar atë të mposhtë ankthin.
“Jam më e sigurt tani, por akoma më duhet të mësohem që të mposht ankthin. Aktrimi është një mënyrë që ta kapërcej atë sepse më lejon të shpreh pjesën time të ndjeshme dhe të largoj nervozizmin, i cili do të ishte një pengesë në jetën time. Puna është shumë e rëndësishme për mua, nuk e imagjinoj dot jetën time pa të”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/