Çifti mjaft i pëlqyer kinematografik, Emma Stone dhe Ryan Gosling do të luajnë përkrah njëri-tjetrit në muzikalin romantik më të ri, “La La Land”.
Ata kanë aktruar bashkë në filmat “Crazy, Supid, Love” dhe “Gangter’s Squad” dhe tani po flitet se dyshja do të jenë pjesë e filmit më të ri që do ta drejtojë regjisori i “Whiplash”, Damien Chazelle.
Chazelle ka bërë edhe skenarin e filmit “La La Land” para Whiplash, që është një muzikal i vjetër në Los Angelosin modern, transmeton Koha.net.
Nëse Emma Stone e pranon rolin, ajo do të luajë Mian, një vajzë të vetmuar që me çdo kusht do që të përshtatet ndërsa Gosling do të luajë një pianist karizmatik të muzikës jazz, Sebastian. /Telegrafi/