Ambasadori i Ukrainës në Francë ka kërkuar një kërkim falje nga një emision radiofonik francez i cili bëri shaka për “cirkun” e presidentit Volodymyr Zelensky.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Vadym Omelchenko tha se segmenti në RTL France ishte “pa ndjeshmëri” dhe “pa përgjegjësi”.
Ai ndau një video nga programi në të cilin një prezantues bën shaka për “cirkun Zelensky” që do të vijë “së shpejti pranë jush”, duke iu referuar turneut të fundit të presidentit ukrainas në disa vende evropiane.
🎪 Le cirque Zelensky, bientôt proche de chez vous ! 😂 Chronique de @LaurentGerra et @JadeRTL dans #RTLMatin pic.twitter.com/RDtmXuTx5a
— RTL France (@RTLFrance) May 15, 2023
“Kërkoj një kërkimfalje nga ju për presidentin tim dhe popullin tim që po vuan dhe po lufton për lirinë e tyre por edhe tuajën”, shkroi ai në Twitter.
Ndryshe, Zelensky vizitoi Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe dhe Italinë për tri ditë në një përpjekje për të fituar më shumë mbështetje për Ukrainën. /Telegrafi/