Telegrafi

Emina Çunmulaj publikon fotografi nga plazhet e Ulqinit: Mali i Zi, sa më ke munguar

(Foto: Instagram/eminacunmulaj)

Emina Çunmulaj zakonisht zgjedh vendlindjen e saj për t’i kaluar pushimet, ndërsa nuk ka bërë përjashtim edhe këtë vit.

Ajo ka qëndruar në Mal të Zi, ndërsa këto ditë ka shpërndarë imazhe nga plazhet e Ulqinit.

“Mali Zi i imi, sa më ke munguar”, ka shkruar Emina në përshkrimin e fotografisë.

(Foto: Instagram/eminacunmulaj)

Ndryshe, modelja është në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin e saj, biznesmenin Sam Nazarian.

Lexo po ashtu “Duke rritur një pirat”, Emina Cunmulaj shfaqet me barkun e rrumbullakosur

Çifti janë prindër të dy vajzave, ndërsa tash janë në pritje të një djali. /Telegrafi/