Site icon Telegrafi

Emily Ratajkowski pozon ‘topless’ për të promovuar koleksionin e ri të bikinive

Emily Ratajkowski  tregoi linjat e saj të nxira në fotot mahnitëse të shpërndara në mediat sociale të mërkurën.

Bomba brune dukej bukur teksa mbante gjoksin e saj, ndërsa ishte në fund me bikini të kuqe.

Supermodelja 31-vjeçare ka mbuluar gjoksin me duar teksa ka pozuar për foton.

Lëkura e bronztë e mbretëreshës së pasarelave tregonte vijat e mbetura nga kohët që ka kaluar në plazh.

Lexo po ashtu Emily Ratajkowski e kthen trotuarin në pistë e veshur me një kostum fantastik

Flokët brune të supermodelës ishin stiluar drejt, ndërsa grimi u dha faqeve një shkëlqim të ndritshëm dhe ajo e kombinoi me një palë vathë të thjeshtë floriri.

Kjo vjen pasi autorja e librit “My Body” reagoi ndaj qëndrimit të Sara Foster për burrat që mashtrojnë. Emily së fundmi bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard mes pretendimeve se ai kishte tradhtuar. /Telegrafi/

Exit mobile version