Site icon Telegrafi

Emily Ratajkowski, “dhjetëshja e re e Juves” (Foto)

Që nga largimi i Paul Pogbas, Juventusi akoma nuk ka vendosur se kujt t’ia ndajë fanellën me numrin 10.

Derisa klubi të vendosë për lojtarin e radhës që do ta bartë këtë numër, përkohësisht atë e ka “okupuar” bukuroshja amerikane, Emily Ratajkowski.

Lexo po ashtu Emily Ratajkowski e veshur me bikini bën xhiro me qenin e saj rrugëve të New Yorkut (Foto)

Modelja ishte e pranishme në ceremoninë e shpalosjes së logos së re të kampionit italian dhe natyrisht që e ka marrë edhe një fanellë.

Numri 10 i Juventusit

Këto ditë ajo ka pozuar me fanellën me numrin 10, mbi të cilën është shkruar emri i saj.

Ndryshe, është spekuluar se numri legjendar mund t’i ofrohet sulmuesit Paulo Dybala. /Telegrafi/

Emily në ceremoninë e shpalosjes së logos së re
Exit mobile version