Protestave të qytetarëve të Maqedonisë u janë bashkangjitur edhe emigrantët që jetojnë në Australi, duke ngritur zërin kundër vendimit të kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve të cilët janë nën dyshime, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pas përfundimit të protestës, emigrantët e kanë dorëzuar një letër proteste te ambasadori i Maqedonisë në Kanbera të Australisë, ku kërkojnë tërheqjen e vendimit të Ivanovit.
Ata gjithashtu kërkojnë dorëheqjen e Gjorge Ivanovit, ndërkaq vendimin e konsiderojnë si shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe Ligjeve. Emigrantët kërkojnë formimin e një qeverie të shpëtimit kombëtarë me një kohëzgjatje pune, më së paku dy vite, qeveri që do të siguronte kushte për zgjedhje demokratike, përfshirë edhe regjistrimin e popullatës, media të pavarura, institucione shtetërore të departizuara, si edhe gjyqësi e arsim./Telegrafi/