Telegrafi

Emery do të largohet nga PSG, zbulohet lista e shtatë trajnerëve kandidatë për stolin e gjigantit francez

Paris Saint Germain do të bëjë ndryshime në shtabin teknik në fund të këtij edicioni.

Gjiganti francez duket se po kërkon një emër të madh për ta trajnuar ekipin dhe për të arritur suksese madhore.

Qëllimi kryesor i klubit është triumfi në Ligën e Kampionëve gjë që deri më tani nuk kanë arritur ta bëjnë asnjëherë.

Trajneri aktual i PSG-së, Unay Emery do të largohet nga klubi në fund të stinorit.

E tani mediat franceze kanë zbuluar edhe listën e kandidatëve për trajner tek skuadra e kryeqytetit francez.

I pari në listë është trajneri argjentinas i Atletico Madrid, Diego Simeone i cili pasohet nga bashkëkombësi i tij Mauricio Pochettino.

Në garë janë edhe ish-trajneri i parisienëve, Carlo Ancelotti dhe italiani tjetër Antonio Conte.

Parisi ka në listë edhe dy portugezët Jose Mourinho dhe Andres Villas Boas.

Ndërkohë i fundit por jo nga rëndësia mbetet trajneri spanjoll Luis Enrique që aktualisht është pa skuadër pas largimit nga Barcelona. /Telegrafi/