Telegrafi

Emery për Perisic: Jemi duke shikuar mundësinë e transferimit të dy futbollistëve të ndryshëm

Foto: Arsenal

Unai Emery lë të kuptohet se Arsenali mund të nënshkruajë me Ivan Perisic nga Interi pasi klubi i tij po i shikon lojtarët që mund t’ju ndihmojnë në pozitat si anësor i djathtë apo i  majtë i sulmit.

Perisic thuhet se ka rënë dakord me Arsenalin pasi Inter konfirmoi se është i gatshëm të largohej.

Nuk ka vonuar shumë dhe trajneri Emery ka konfirmuar se Topçinjtë janë në treg për anësor të ri që mund të luaj në të dy krahët.

Lexo po ashtu Marotta: Perisic ka kërkuar largimin, por nuk kemi ende oferta të përshtatshme

“Klubi po punon sipas mundësive për lojtarë të ndryshëm”, ka thënë fillimisht Emery në një konferencë për shtyp.

“Nuk i di lojtarët, nuk mund të them saktësisht cilët po i shikojnë, por ata janë lojtarë që mund të na ndihmojnë, të cilët mund të luajnë si anësor, të krahut të djathtë ose të majtë”.

Perisic mund të jetë blerja e madhe e janarit për Arsenalin (Getty Images/Guliver)

“Unë mendoj se të gjithë lojtarët që mund të vijnë dhe të na ndihmojnë janë të mirë”.

“E di që nuk është e lehtë. Ne [kemi qenë] duke folur për dy muaj për këto mundësi, por e dimë se nuk është e lehtë”.

Lexo po ashtu Arsenali kthen vëmendjen kah Malcom

“Ne mund të nënshkruajmë mes zero deri në dy lojtarë. Nëse ata nuk vijnë për të na ndihmuar siç duam, preferoj që ata të mos vijnë”.

“Dy, sepse po shikojmë dy lojtarë të ndryshëm me mundësi për të ardhur”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/