Unai Emery lë të kuptohet se Arsenali mund të nënshkruajë me Ivan Perisic nga Interi pasi klubi i tij po i shikon lojtarët që mund t’ju ndihmojnë në pozitat si anësor i djathtë apo i majtë i sulmit.
Perisic thuhet se ka rënë dakord me Arsenalin pasi Inter konfirmoi se është i gatshëm të largohej.
Nuk ka vonuar shumë dhe trajneri Emery ka konfirmuar se Topçinjtë janë në treg për anësor të ri që mund të luaj në të dy krahët.
“Klubi po punon sipas mundësive për lojtarë të ndryshëm”, ka thënë fillimisht Emery në një konferencë për shtyp.
💬 "We are looking at two different players who have the possibility to come here."
👔 @UnaiEmery_ gives an update on the January transfer window…
— Arsenal (@Arsenal) January 28, 2019
“Nuk i di lojtarët, nuk mund të them saktësisht cilët po i shikojnë, por ata janë lojtarë që mund të na ndihmojnë, të cilët mund të luajnë si anësor, të krahut të djathtë ose të majtë”.
“Unë mendoj se të gjithë lojtarët që mund të vijnë dhe të na ndihmojnë janë të mirë”.
“E di që nuk është e lehtë. Ne [kemi qenë] duke folur për dy muaj për këto mundësi, por e dimë se nuk është e lehtë”.
“Ne mund të nënshkruajmë mes zero deri në dy lojtarë. Nëse ata nuk vijnë për të na ndihmuar siç duam, preferoj që ata të mos vijnë”.
“Dy, sepse po shikojmë dy lojtarë të ndryshëm me mundësi për të ardhur”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/