Granit Xhaka është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e ardhshme në Ligën Premier ndaj Wolverhampton Wanders.
Arsenali është nikoqir i Wolves në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Ligën Premier, e cila zhvillohet nesër (e shtunë) në Emirates.
Në këtë ndeshje pritej të kthehej edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili në fundjavë pati një incident me tifozët e klubit.
Xhaka u vërshëllye dhe u sha nga tifozët e Arsenalit gjatë momentit të zëvendësimit, ndërsa njësoj reagoi edhe vet.
BREAKING: Unai Emery has left Arsenal captain Granit Xhaka out of the squad to face Wolves on Saturday pic.twitter.com/XiXOh47yWY
— B/R Football (@brfootball) November 1, 2019
Megjithatë, trajneri Unai Emery ka konfirmuar se Xhaka do të mungojë edhe në ndeshjen e nesërme ndaj Wolves.
Ndeshja pritet të zhvillohet nga ora 16:00, ndërsa mesfushori prishtinas ditën e enjte publikoi një letër, ku kërkoi falje dhe shfajësim për ndodhitë e fundit. /Telegrafi/