Site icon Telegrafi

Emery i gatshëm ta lejojë edhe huazimin e Ozilit në janar

Ozil dhe Emery (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Trajner i Arsenalit, Unai Emery është i përgatitur ta lirojë mesfushorin gjerman Mesut Ozil qoftë edhe për huazim gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ozil nuk po kalon ditë të mira te skuadra londineze, Arsenal, pasi ka mbetur si rezervë në planet e trajnerit Emery.

E ardhmja e mesfushorit në Emirates u hodh në dyshime të mëtejshme të mërkurën mbrëma pasi u la jashtë skuadrës në përballjen me rivalët e Londrës veriore Tottenhamin.

Lexo po ashtu Ozili i propozohet Interit

Sipas mediumit anglez Daily Mail, Ozil po humbet betejën e tij për të bindur Unai Emery se ai ka një të ardhme të Arsenalit.

Kështu, klubi dhe trajneri po mendojnë ta dërgojë gjermanin në huazim gjatë afatit kalimtar të janarit.

Emery refuzoi të fsheh zhgënjimin me lënien jashtë skuadrës së mesfushorit gjerman – duke pranuar hapur se vendimi i tij ishte ‘taktik’.

Lexo po ashtu Emery: Ishte vendim taktik, s'kam probleme me Ozilin

Burimet e Arsenalit pretendojnë se spanjolli e di se ai ka një lojtar jashtëzakonisht të talentuar si Ozil, por ai ka dashur të shohë një reagim pozitiv nga numri 10 gjatë asaj që ka qenë një javë e trazuar.

Mesfushori gjerman thuhet se iu ofrua edhe italianëve të Interit, teksa në rast shitje të përhershme, Arsenali do pranonte çdo ofertë mbi 25 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version