Arsenali është duke planifikuar një transferim që mund të konsiderohet si befasi. Klubi anglez e dëshiron James Rodriguezin si zëvendësim për Mesut Ozilin.
Kolumbiani është aktualisht i huazuar te Bayern Munichu nga Real Madridi, mirëpo nuk është i favorizuar nga trajneri Niko Kovac.
Nga ana tjetër, trajneri i Topçinjve, Unai Emery planifikon ta shesë Ozilin, megjithëse paga e tij e lartë (338.000 euro në javë) është pengesë për klubet që duan ta transferojnë.
Bayerni ka paguar rreth 13.5 milionë euro në vitin 2017 për huazimin dyvjeçar të James, ndërsa Daily Mail raporton se Arsenali është gati ta mbulojë gjashtëmujorin e fundit në kontratën e tij, me kusht që ta transferojë në Emirates.
Klubi anglez do të duhet të paguajë rreth 3.5 milionë euro për kontratën e mbetur nga Bayerni dhe pastaj të arrijë marrëveshje për blerjen e kolumbianit.
Bavarezët e kanë opsionin e blerjes së 27-vjeçarit për 45 milionë euro, por nuk pritet ta shfrytëzojnë në rast se Kovac vazhdon të mbetet trajner.
Emery ka pranuar se Arsenali nuk ka fonde për të blerë lojtarë në janar, mirëpo mund ta huazojë Rodriguezin. /Telegrafi/