Telegrafi

Emery bën gati pesë largime nga Arsenali, Mustafi në listë

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, po shikon mundësinë t’i shesë pesë futbollistë të rregullt të ekipit të parë gjatë afatit kalimtar të verës, për t’i liruar vend transferimeve të reja.

Trajneri spanjoll u zyrtarizua para disa ditësh në krye të klubit të Arsenalit, si zëvendësues i legjendarit Arsene Wenger.

Pas marrjes së detyrës, Emery po shikon se cilët lojtarë janë të panevojshëm për taktikat e tij dhe si duket pesë futbollsitë do t’i hedh në shitje.

Lexo po ashtu Pronari kryesor zbulon se si Unai Emery e impresionoi gjatë intervistës për trajner të Arsenalit

Sipas mediumit The Sun, pesë lojtarë të rregullt të ekipit të parë mund të largohen për të krijuar hapësira për nënshkrimet potenciale të reja nga Emery.

I pari në listë është anglezi Rob Holding, që duket gati të flijohet pavarësisht nga nënshkrimi i një kontrate të re më parë gjatë këtij muaji.

Holding dhe Chambers (Getty Images)

Atij mund t’i bashkohet edhe mbrojtësi tjetër anglez, Calum Chambers, me Emeryn që nuk bindet nga potencialet e tij për të qenë yll në Ligën Premier.

Edhe Mustafi në listën e largimeve (Getty Images)

Një tjetër qendërmbrojtësi në largim mendohet të jetë edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, me tifozët e Topçinjve që ende nuk ia falin gabimin e tij në finalen e Kupës Carabao kundër Manchester Cityt.

Portieri rezervë, David Ospina, ka gjasa të largohet pasi ai hyn në vitin e fundit të kontratës së tij, ndërsa Danny Ëelbeck mund të gjente veten në listën e transferimeve pavarësisht se u ftua nga Anglia Në Kupës së Botës. /Telegrafi/  

Ospina – Mustafi (Getty Images)
Danny Welveck (Getty Images)