Emerson Palmieri nuk është më një titullar fiks te Chelsea dhe ai ka humbur vendin në formacionin bazë.
Mbrojtësi i majtë nuk preferohet nga trajneri Frank Lampard, i cili për krahun e majtë të mbrojtjes beson tek Ben Chilwell.
Kjo ka bërë që reprezentuesi italian të mendoj rikthimin në Itali, ku më parë ka luajtur për Palermon dhe Romën.
Juventus dhe Inter janë dy skuadrat e interesuara për mbrojtësin, por që ato nuk ia dolën ta transferonin atë në verë.
Gjithsesi 26-vjeçari ka thënë se gjatë janarit mund të largohet nga Chelsea, pasi nuk po luan shumë.
“Po, është e vërtetë që te Chelsea luaj pak dhe nuk ndjej besimin që më jep Mancini tek Italia”, tha Emerson.
Ai ka thënë se meriton të luaj më shumë dhe kjo ka bërë që të mendoj rikthimin në Serie A.
“Mendoj edhe personalisht se meritoj më shumë, prandaj ku i dihet, në merkaton e janarit mund të vendos të kthehem në Itali. Gjithsesi, fillimisht të bëjmë detyrën me Poloninë”, tha Emerson.
Chelsea është gati ta lejoj mbrojtësin të largohet nëse vije ndonjë ofertë deri në 15 milionë euro. /Telegrafi/