Feronikeli është mposhtur në udhëtim nga Gjilani me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 10-të.
Trajneri i Feronikelit, Faruk Elshani, ka thënë se te kjo humbje se ndikoi edhe fondi i lojtarëve brenda skuadrës.
“Ndoshta kemi mundur të bënim më shumë por kështu e ka futbolli. Gjilani ka lojtarë më cilësor”.
“Në këto ndeshje vendos një moment dhe ashtu ndodhi. Krasniqit iu desh vetëm një moment dhe u vulos gjithçka. Në ndeshjet tjera duhet të jemi më konkret para golit”.
“Pa shënuar gola nuk mund të fitosh një ndeshje. Mund të mbrohesh, por pëson gol dhe disfatë. Në javët e ardhshme kthehen edhe dy-tre lojtarë nga lëndimet”.
“Fondi i lojtarëve është i varfër por të shohim se çfarë do të ndodhë”, theksoi Elshani. /Telegrafi/