Telegrafi

Elseid Hysaj shigjeton Taulant Xhakën dhe Amir Abrashin

Telegarfi ka raportuar i pari se Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi kanë prishur marrëdhëniet me trajneri e kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi.

E gjithë kjo pasi që dy futbollistët nuk po konsiderohen si lojtarë titullar, megjithëse ata ishin ndër më meritorët që Shqipëria u paraqit në evropianin e futbollit Franca 2016. 

E sot ka ardhur reagimi edhe i mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, i cili ka thënë se dy lojtarë nuk mund të prishin grupin, pasi Kombëtarja është e bashkuar.

Ai insiston se në skuadër janë 23 lojtarë të bashkuar dhe dy nuk mund të prishin grupin.

Lexo po ashtu Ekskluzive/ Lojtarët kryesorë largohen nga Kombëtarja shqiptare, përplasje me De Biasin

“Dy lojtarë nuk mund të prishin grupin dhe Kombëtaren. Jemi 23 lojtarë dhe jemi të bashkuar. Nëse nuk luan njëri, atëherë luan tjetri. Synimi ynë është të stërvitemi mirë dhe të luajmë mirë”, ka thënë Hysaj gjatë konferencës për media para ndeshjes me Bosnjë dhe Hercegovinën. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Reagon Xhaka: Jam i zhgënjyer me De Biasin, trajneri nuk po thotë të vërtetën