Ka qenë tërë kohën në qendër të artikujve dhe lajmeve të mediave shqiptare por më shumë ndërkombëtare gjatë gjithë kohës që kombëtarja jonë zhvilloi takime dhe qëndroi në Francë.
Por Elsein Hysaj nuk ka mundur të udhëtojë me shokët e ekipit drejt Tiranës për arsye familjare.
Kështu, një ndër lojtarët më me peshë të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, mungoi sot në ceremonitë dhe paradën kuqezinjve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kreu i qeverisë Edi Rama, nuk harroi ta përmendte yllin e Napolit, i cili zgjodhi të ishte pranë bashkëshortes, pasi pret të bëhet baba për herë të parë.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Hysaj deklaron “Faleminderit për mbështetjen të gjithëve tifozëve, shpresojmë që t’ju kemi kënaqur. Po një gjë ta dini, që do kthehemi akoma më të fortë”.