E përditshmja sportive spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se Elseid Hysajt po monitorohet prej skuadrës së Baercelonës.
“Barça nis operacionin ‘anësor’” titullohet artikulli i cili rendit të gjitha alternativat që po shqyrtojnë katalanasit, duke filluar nga emra si Joshua Kimich e Hector Bellerin, për të vazhduar me alternativa më pak të njohura për publikun spanjoll, por që me siguri mund t’i bëjnë punë kësaj skuadre.
“Ai është shumë i mirë në mbrojtje dhe në sulm, por me pak aftësi teknike për Barcelonën”, shkruan e përditshmja spanjolle për Hysajn.
Pas interesimit gjithnjë e në rritje të skuadrave angleze, monitorimi nga Barcelona do të rritë edhe më shumë vlerësimin për reprezentuesin shqiptar, i cili që tani shihet si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në qarkullim në Evropë. /Telegrafi/