Site icon Telegrafi

Elseid Hysaj humb ndeshjen vendimtare me Bjellorusinë, rezulton pozitiv me COVID-19

Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka humbur sfidën me Bjellorusinë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ka qenë FSHF që ka lajmëruar se lojtari ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19”.

“Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë”, thuhet në njoftim.

Pas Amir Abrashit (shkaku i kartonëve), mungesa e Hysajt do të vërehet shumë.

Shqipëria ka tetë pikë të tubuara, ndërsa Bjellorusia ka 10 pikë, që i bie se ndeshja e fundit do të jetë si finale./Telegrafi/

Exit mobile version