Telegrafi

Elseid Hysaj e kërkon edhe fitoren ndaj Bjellorusisë

Elseid Hysaj e cilësoi si shumë të rëndësishme fitoren 3-1 ndaj Kazakistanit në prononcimin e tij pas ndeshjes për mikrofonin e Supersport.

Kapiteni i Shqipërisë ka thënë se ata duan të fitojnë edhe takimin ndaj Bjellorusisë që zhvillohet në javën e ardhshme.

“Rëndësi ka që fituam ndeshje dhe treguam që ishim skuadër kompakte. Diferencën e bëri grupi, që sakrifikoi shumë”, ka thënë Hysaj pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Shqipëria merr fitore komode ndaj Kazakistanit - dueli i radhës për kreun e grupit

“Ajo ishte arma më e rëndësishme. E kemi ditur që në fillim që do na duheshin 2 fitore për të kapur vendin e parë”.

Të rikuperojmë sa më shpejt dhe të japim më të mirën në ndeshjen e ardhshme ndaj Bjellorusisë”, u shpreh Hysaj. /SS/