Elon Musk ka bërë një deklaratë, përkatësisht me një parashikim të pakëndshëm për Kievin, i cili me siguri do të nxisë reagime në Ukrainë dhe jo vetëm.
Në një deklaratë në X, bosi i Tesla tha se ishte humbje tragjike e jetëve për Ukrainën të sulmonte një ushtri më të madhe që kishte, ndër tjerash edhe artileri më të fortë.
Ai tha se “rekomandimi i tij një vit më parë ishte që Ukraina të forconte dhe të përdorte të gjitha burimet në mbrojtje”.
It was a tragic waste of life for Ukraine to attack a larger army that had defense in depth, minefields and stronger artillery when Ukraine lacked armor or air superiority! Any fool could have predicted that.
My recommendation a year ago was for Ukraine to entrench and apply all…
— Elon Musk (@elonmusk) March 30, 2024
“Nuk ka asnjë shans që Rusia të marrë të gjithë Ukrainën,… por Rusia me siguri do të fitojë më shumë tokë sesa ka sot”, shkroi ai.
“Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë territor do të fitojë Rusia derisa të godasë Dnipro, gjë që është e vështirë për t’u kapërcyer. Megjithatë, nëse lufta zgjat mjaftueshëm, Odesa do të bjerë gjithashtu”, ka paralajmëruar ai.
Ai vazhdoi duke thënë se mbetet pyetja nëse Ukraina do të humbiste të gjithë qasjen në Detin e Zi.
“Unë rekomandoj një zgjidhje të negociuar përpara se të ndodhë kjo”, ka thënë më tej Musk.
Deklarata e tij mund të nxisë reagime në Ukrainë pasi zyrtarët e këtij vendi kanë insistuar se “nuk do të ketë bisedime rreth territorit të saj”. /Telegrafi/