Drejtori ekzekutiv i kompanisë Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, do të gjykohet për shpifje ndaj zhytësit britanik Vernon Unsworth, i cili kishte marrë pjesë në shpëtimin e 12 fëmijëve të bllokuar në shpellë në Tajlandë në korrik të vitit 2018.
Vendimi për gjykimin e Musk është marrë nga një gjykatë në Los Angeles, e cila ka caktuar seancën e parë për më 22 tetor, përcjell Telegrafi.
Musk, i cili në rrjetin social Twitter kishte akuzuar zhytësin britanik si “pedofil”, më vonë kishte fshirë postimin e tij dhe kishte kërkuar falje nga Vernon Unsworth.
Unsworth kishte ngritur padi në Los Angeles dhe kishte kërkuar dëmshpërblim prej të paktën 75 mijë dollarëve. /Telegrafi/