Telegrafi

Elon Musk lë Kaliforninë për Teksasin, mijëra tjerë braktisin këtë vend

Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Tesla”, Elon Musk, ka bërë të ditur se po ndërron banim – lë Silicon Valley për Teksasin, që t’i bashkohet mijëra banorëve tjerë që gjatë pandemisë së COVID-19 braktisën San Franciscon.

Musk tha se po shkon në Teksas, sepse Kalifornia po humb ndikimin e investitorëve pasi që inovatorët “po i marrin gjërat si të kryera”, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, arsyeja për zhvendosjen e Muskut mund të jetë edhe pse që në Teksas nuk ka taksa për fitimin kapital të qytetarëve.

Ndryshe, aksionet e Musk prej 18 për qind në Tesla vlejnë miliarda dollarë. E nuk precizohet se në cilin qytetet të Teksasit po zhvendoset Musk, por besohet se bëhet fjalë për Austin, ku Tesla po ndërton një fabrikë të re.

Përveç kësaj, raportohet se në afërsi të saj operon edhe kompania tjetër e Musk – Space X. /Telegrafi/