Site icon Telegrafi

Elmedina Abdulahi në Rose, rrëfimi i gruas së fuqishme që me aktivizëm e bën botën më të mirë

E njohur për aktivizmin e saj për të drejtat e grave, anëtare e Lëvizjes “Nëna dhe Fëmija”, aktiviste për liritë dhe të drejtat e çdo individi, teksa shumë studentë e njohin si bibliotekiste në Universitetin e Europës Juglindore, Elmedina Abdullahi vjen në emisionin Rose për një rrëfim ndryshe.

Mes punës dhe aktivizmit të saj, jeta e Elmedinës është e mbushur me dinamika që vetëm një grua e fortë që nuk e njeh dorëzimin do të mund t’i përballonte.

Ajo tha se model ka pasur nënën e saj, që për të personifikonte gruan e fortë dhe modelin e përkryer, teksa si mentorë në rrugëtimin e saj profesional përmendi edhe persona të tjerë.

“Zakonisht vajzat marrin modelin e atyre me të cilët rritën bashkë, në rastin tim, nëna ime, e cila ka një karakter shumë të fortë, është shumë ambicioze dhe ajo më ka mësuar se me punë dhe përkushtim arrihet gjithçka. Në aspektin profesional mentori im i parë është Gyltene Ajruni, një bibliotekiste e cila më mësoi zanafillën e profesionit të cilin unë tashmë e ushtroj, me pas kam punuar edhe më një diplomate nga Franca e cila më mësoi disa gjëra që në kulturën tonë mbase dhe nuk janë, ajo me ka ndihmuar në tejkalimin e sfidave profesionale, e poashtu edhe Alajdin Demir…”, tha Abdullahi.

Elmedina shtoi se aktivizmi i saj ka pasur sfida të ndryshme, ka qene ndonjëherë edhe punë shqetësuese për të cilën e ka pyetur veten se a ja vlen stresi që jep ky aktivitet përballë shumë problemeve më të cilët po rastis shoqëria jonë.

“Ka shumë sfida, në Ballkan, në shoqëri në shumë sfera ka shumë sfida. Kam pasur momente shqetësuese, mirëpo i kam kalu. Unë si aktiviste kam pasur sfida e kërcënime saqë ndonjëherë kam menduar edhe se a ja vlen të merrem më me aktivizëm, mirëpo kalon gjithçka. Stres ka si punë, stresi është bë përditshmëria jonë, mirëpo çdo njeri i fortë iu bën ballë sfidave me sukses”, u shpreh Abdullahi.

Kjo është shumë pak në krahasim me atë që keni në dispozicion të dëgjoni në intervistën e Elmedinës në Rose, ndaj çdo sekond i kësaj interviste ia vlen për ta dëgjuar dhe shijuar.

Ky emision mundësohet nga Porsche, Nasa Term, Sirena, Ama Caffe, City Fashion dhe UEJL. /Telegrafi/

Exit mobile version