Në kuadër të festave për Natën e Shtrigave, Ellen DeGeneres është shfaqur në emisionin e saj si një motër imagjinare e klanit Kardashian/Jenner, Karla Kardashian.
Prezantuesja e famshme televizive doli në skenën e emisionit Ellen DeGeneres Show me paruke bionde, thonj dhe gjoks të rrejshëm, si edhe me bark të rrejshëm shtatzënie.
DeGeneres edhe në të kaluarën e ka portretizuar Karlan, mirëpo kësaj radhe vendosi të paraqitej shtatzënë, në mënyrë që ta mbante hapin me motrat tjera të familjes së famshme, të cilat janë në pritje të fëmijëve.
Kim Kardashian ka konfirmuar se ajo dhe burri i saj, Kanye West, do të bëhen prindër të fëmijës së tretë, falë një nëne surrogate.
Në muajin shtator është raportuar se Kylie Jenner dhe Travis Scott presin fëmijën e tyre të parë, ndërsa ka pasur spekulime se edhe Khloe Kardashian është në pritje të fëmijës me Tristan Thompson.
“Nuk do të duhej t’ia thosha askujt, por nuk më intereson aspak se jam pjesë e familjes. Edhe Kourtney është shtatzënë”, ka thënë Karla.
Pas këtij “lajmi të madh” në skenë është paraqitur pikërisht Kourtney Kardashian, e cila i ka thënë: “Mos spekulo për mua. Nuk jam shtatzënë”.
“Më ke ngatërruar me Kendallin, sepse ajo është shtatzënë”, ka thënë ajo, ndërsa në emision është paraqitur edhe Kendall Jenner, e cila e ka mohuar këtë informacion.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme. /Telegrafi/