Telegrafi

Elle për Dua Lipën: Mbretëresha e re e pop muzikës

Superylli shqiptar, Dua Lipa, po e pushton me plot kuptimin e fjalës gjithë botën e muzikës.

Dua Lipa nuk ka kufinj dhe kjo po vërtetohet edhe një herë.

Bukuroshja e cila është rritur mes Prishtinës dhe Londrës ka pozuar së fundmi për revistën prestigjioze Elle, ku ka dhënë edhe një intervistë.

Në këtë intervistë, Dua cilësohet edhe si mbretëresha e re e pop muzikës.

“Jeta është e shkurtër që të mos thuani “të dua”, e juaja vajza në koertinën e Elle”, u shpreh Dua.

Foto është realizuar nga Liz Collins, kurse ekipi tjetër përfshin një sërë emrash që kanë punuar me superyjet ndërkombëtare.

Dua Lipa do të performojë në Kosovë më 10 gusht në kuadër të Sunny Hill Festival që pritet të thyejë të gjitha rekordet e interesimit. /Telegrafi/