Eliza Hoxha është ndër të paktat artiste shqiptare, për jetën private të së cilës është folur shumë pak.
Ajo asnjëherë nuk është shfaqur me ndonjë mashkull përkrah dhe nuk ka folur ndonjëherë për ndonjë lidhje dashure dhe arsyen për këtë si duket nuk e di as vetë.
“Arsyet nuk i di, ndoshta njerëzit më shohin si person kompleks, se provoj sende dhe jam shumë kërkuese, se jap shumë dhe kërkoj shumë, nuk i nxjerr në peshore, por besoj në marrdhënie dhe në idenë se aq sa jep, aq merr. Në njohjet që kam pasur, nuk më ka rastisur që të realizohen, kështu që kanë mbaruar shpejt’’, ka thënë Eliza.
Hoxha momentalisht është e angazhuar në një emision që ka të bëjë me profesionin e saj arkitekturën ndërsa në aspektin muzikor ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me disa këngë të përpunuara dhe hite të viteve ’80, si dhe albumin e saj të tretë, për të cilin ka kohë që po punon. /Telegrafi/