Aktorja shqiptare me famë botërore nuk ndalet së promovuari vendlindjen e prindërve të saj.
Së fundi, Eliza Dushku i ka bërë reklamë edhe filmit kosovar të nominuar për Oscar, “Shok”.
Aktorja 35-vjeçare ndihet krenare me nominim e filmit nga akademia amerikane e filmit, transmeton Telegrafi.
“Kosova. Krenar me filmin Shok. I nominuar për Oscar”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Dushku.
Ndryshe, filmi i metrazhit të shkurtër, Shok është nominuar për Oscar prej akademisë amerikane të filmit në kategorinë “Filmi më i mirë i Shkurtër”, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në Los Angeles më 28 shkurt. /Telegrafi/