Modelja dhe prezantuesja shqiptare, Elita Rudi, është një prej yjeve më atraktive të skenës së shoubizit.
Bukuroshja e cila drejton një nga emisionet më të shikuara në TV Dukagjini, së fundmi ishte në qendër të vëmendjes së mediave kroate.
Në Kroaci atë e cilësojnë si modele me famë botërore dhe si dikush që kontribuon që Kosova të njihet ndërkombëtarisht.
Megjithatë, bukuroshja nuk është entuziazmuar shumë nga këto raportime dhe ka vazhduar me rutinën e përditshme në Kosovë, ku është shfaqur në imazhe të reja plot stil.
Me veshje të zezë të shkurtër në pjesën e poshtme, por mjaft elegante, zeshkania bashkë me akcesorët dhe këpucët e zeza tregon se ësht kjo ngjyra e preferuar e saj.
Elita Rudi konsiderohet si një nga femrat më seksi shqiptare.
Ajo prej kohësh është në një lidhje romantike me Gjikon. /Telegrafi/