Prezantuesja shqiptare, Elita Rudi, është duke e shijuar jetën si nënë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj reperi, Gjiko, para pak muajve u bënë prindër për herë të parë të një djali të cilët e pagëzuan me emrin Zëri.
Meqë është aktive në rrjetet sociale, ajo së fundmi ka ndarë një fotografi të Gjikos dhe djalit derisa iu bën një dedikim të veçantë. “Te bashkëshorti im e gjej dashurinë e vërtetë, te fëmija im dashurinë e pastër”, ka shkruar Elita.
Elita ka premtuar se do të rikthehet me projektet e saj televizive, kurse Gjiko së shpejti pritet të publikojë këngën e re.
Ai në qershor ka paralajmëruar ‘mixtape-in’ e ri pas atij të publikuar vitin e kaluar “Energjiko”. Reperi gjithashtu do të fillojë me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme anembanë trojeve shqiptare. /Telegrafi/