Reperi Gjiko dhe Elita Rudi janë shndërruar tashmë në një prej çifteve më të dashur të estradës.
Ata gjenden bashkë thuajse kudo, dhe tashmë Elita duket të jetë një frekuentuese e rregullt e koncerteve të Gjikos.
Ky i fundit mbrëmë (e mërkurë) ka performuar në Beer Fest në Prishtinë, ku ka ndezur atmosferën për të pranishmit.
Elita bashkë me mikeshat e saj ka qenë e pranishme aty për tu argëtuar dhe për t’i dhënë mbështetje të dashurit të saj.
Në një video, që Elita ka ndarë me fansat në InstaStory, ajo shfaqet në koncert teksa këndon njëzëri me të dashurin e saj repturën që Gjiko këndon në këngën “Gabime” me Nora Istrefin.
E buzëqeshur dhe plot sharm, Elita dukej se po ia kalonte si është më së miri gjatë kohës që Gjiko po performonte në skenë. /Telegrafi/