Telegrafi

Eliot Engel humb zgjedhjet nga kundërkandidati demokrat Jamaal Bowman

Demokrati Eliot Engel i cili ka shërbyer në Kongres që nga viti 1989 dhe njëherësh kryetar i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme, ka humbur zgjedhjet nga ndaj demokratit Jamaal Bowman.

Bowman një ish-drejtor i një shkolle të mesme në Bronx, fitoj me 61.75 për qind karshi Engelit, përcjell Telegrafi.

Në Bronx dhe Westchester County ku jeton komuniteti më i madh shqiptar në Amerikë, kanë pasur peshë në zgjedhjen e kongresmenit Eliot Engel.

Ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe në mënyrë të vazhdueshme për çështjen e Kosovës, së bashku me Bob Doll, Tom Lantosh në sjelljen e çështjes së Kosovës në Kongres, pastaj me kërkesat për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve nga serbët, me pas për gjenocidin serb në Kosovë dhe deri tek çlirimi i Kosovës dhe krijimi shtetit Kosovës. Ku, në të gjitha këto ngjarje kongresmeni Engel ka pasur rol dhe një peshë të rëndësishme.

Zyrtarët e fushatës Bowman thanë se ata ishin të befasuar që ai po udhëheq në zonat ku Engel pritej të kishte një mbështetje të fortë. /Telegrafi/