Telegrafi

Elinel lanson bashkëpunimin me Lyrical Son “Benzo”

Rap-artistët e njohur, Elinel dhe Lyrical Son kanë sjellur një bashkëpunim të ri muzikor.

Dyshja janë bashkuar në këngën me titullin “Benzo” që tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube e shoqëruar me klip.

Projekti i ri i dy artistëve mjaft të suksesshëm dhe të dashur për publikun është shkruar nga vet ata.

Foto: Elinel/Sreenshot

Ndërkohë, producent i këngës është Rzon, ‘beat’ dhe instrumentali u realizuan nga Pellumb Beats, ndërsa për klipin është përkujdesur ‘Smart Motion’.

Ky duet vjen pas bashkëpunimeve të suksesshme të tyre me artistët të tjerë. Elinel me Dafina Zeqirin me këngën “Faj.

Foto: Elinel/Sreenshot

Ndërkaq, Lyrical Son po shijon suksesin me këngën “Ndalma” që e solli me artistin nga Shqipëria, Alban Skënderaj. /Telegrafi/