Artistët e njohur të skenës shqiptare, Elinel dhe Capital T, kanë paralajmëruar këngën e re.
Në një postim të përbashkët të shpërndarë në Instagram, ata tregojnë se po vijnë me bashkëpunimin e tyre të radhës të titulluar “Acar”.
Kjo këngë siç njoftojnë dyshja e famshme e estradës do të lansohet ditën e nesërme (e premte).
“Elinel x Capital T – Acar 03.02.23. Nesër 18:00”, kanë shkruar ata.
Të njëjtit kanë bashkë edhe duete të tjera siç është “Rrebela”, pjesë e albumit të Trim Ademit (emri i vërtetë).
Sidoqoftë, Kapo dhe Elinel janë pjesë e tregut muzikor shqiptar prej shumë vitesh dhe kanë një karrierë të madhe.
Ata deri më tani kanë krijuar hite të padiskutueshme për fansat dhe publikun. /Telegrafi/